Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e botojme në faqet që vijojnë. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.
Teksti zyrtar i Deklaratës mund të gjindet në gjashtë gjuhë zyrtare të Kombeve të Bashkuara: angleze, frënge, kineze, ruse, spanjolle dhe arabe.
Mbasi njohja e dinjitetit
të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë
anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në
botë;
mbasi mosrespektimi dhe
përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë
ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën
njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e
skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;
mbasi është e nevojshme
që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të
mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër
tiranisë dhe shtypjes;
mbasi është e nevojshme
që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;
mbasi popujt e Kombeve të
Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të
njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis
burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të
përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;
mbasi shtetet anëtare u
detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e
përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;
mbasi kuptimi i
përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin
e plotë të këtij detyrimi;
ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
shpall Këtë DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal të
përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet,
në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh
gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të
ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të
masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i
tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare ,
ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.
Të gjithë njerëzit lindin
të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe
ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.
Secili gëzon të gjitha të
drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh
përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik
ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.
Asnjë dallim nuk do të
bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose
vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur,
qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh
të tjera të kufizimit të sovranitetit.
Gjithkush ka të drejtë të
jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.
Asnjeri nuk duhet të
mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të
ndaluara në të gjitha format.
Asnjeri nuk duhet t'i
nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.
Gjithkush ka të drejtë që
t'i njihet kudo personaliteti juridik.
Të gjithë janë të
barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen
barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo
diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një
diskriminim të tillë.
Gjithkush ka të drejtë
për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet
me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose
ligjet.
Asnjeri nuk duhet t'i
nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.
Gjithkush gëzon njëlloj
të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të
pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe
për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.
Asnjeri nuk duhet t'i
nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose
korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush
ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.
Gjithkush ka të drejtën e
lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e
ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në
bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen
e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.
Gjithkush ka të drejtën e
lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa
ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe
ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.
Si anëtar i shoqërisë,
gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave
ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për
zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit
ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.
Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.
Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.
Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë.